Projekti “Udhëtim në Europë”

10/12/2012 18:10

Edhe këtë vit, projekti “Udhëtim në Europë”, mundësoi që disa prej studentëve më të mirë nga gjashtë vende të ndryshme të Ballkanit, të shkëmbejnë eksperienca të tjera me të rinj nga rajoni dhe të rinj nga vende të tjera të kontinentit.

Nisja nga Tirana e 15 studentëve shqiptarë u bë në datën 22 korrik, drejt Republikës Çeke.

Udhëtimi i studentëve shqiptarë dhe qëllimi i këtij projekti, u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të “Pasdites”.

Njëkohësisht, nga studio, nëpërmjet studentëve të ftuar të gazetarisë, u trajtua gjerësisht e ardhmja e medias dhe shtypit në vendin tonë si dhe rëndësia e projekteve të tilla ndërkombëtare.

Top Channel