Katalogu i planeteve të banueshme

10/12/2012 17:20

Shtatë planete në Rrugën e Qumështit, brenda galaksisë në të cilën ndodhet sistemi jonë diellor janë veçuar nga kërkuesit e NASA-s, si pjesë e një projekti, i cili synon të identifikojë të gjithë planetet në të cilat mund të ketë jetë.

Katalogu i Planeteve të Jetueshme festoi ditën e hënë ditëlindjen e tij të parë, me lajmërimin se tejkaloi pritshmëritë për zbulimin e “Tokave” të reja.

Kryekërkuesit Abel Mendez, drejtori i një laboratori të sofistikuar në Puerto Riko, shtoi se skuadra e tij shpreson që t’i shtojë listës një apo dy planetë, në fillimin e vitit të ardhshëm.

”Ka shumë informacione në shtyp për zbulimin e planeve të reja, kushtet e të cilëve mund të lejojnë zhvillimin e jetës. Për të mos rënë pre e këtij kaosi, ne kemi përpiluar këtë katalog, i cili modifikohet herë pas here. Kushdo mund ta shfletojë atë dhe të marrë informacionin që i duket i dobishëm”.

Aktualisht, janë zbuluar rreth 80 planetë të konfirmuar, të cilët kanë përmasa të ngjashme me Tokën dhe do të lejonin zhvillimin e jetës, por vetëm 7-8 prej tyre kanë distancën e duhur për favorizimin e jetës nga dielli rreth të cilit rrotullohen.

Top Channel