E mitura me gjuhën që rritet pa pushim

10/12/2012 16:40

Një fëmijë e lindur me një sëmundje të rrallë, që bënte gjuhën e saj të rritej vazhdimisht, tashmë mund të buzëqeshë për herë të parë në jetë falë një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmi u raportua të hënën nga e përditshmja britanike, “Daily Mail”.

Olivia Gillies rrezikoi të mbytej, pasi gjuha e saj përjetonte një rritje të përshpejtuar, shkaktuar nga një sindromë e rrallë e quajtur “Beckwiths Wiedemann”.

Ky çrregullim e bëri 2-vjeçaren të paaftë për të folur, buzëqeshur apo ngrënë normalisht, ndërsa ndihmohej që të merrte frymë nëpërmjet disa tubave që siguronin që vajza të ishte gjithmonë në gjendje të thithte oksigjen.

Megjithatë, falë tre ndërhyrjeve kirurgjikale, gjuha e të miturës është vendosur nën kontroll dhe ndonëse pritet të ketë nevojë për ndërhyrje të herëpashershme gjatë të gjithë jetës, fëmija duhet të jetë në gjendje që të realizojë një jetë normale.

Top Channel