“Balkan Wine Expo”, panairi i verës së orientuar drejt tregut ballkanik, që do të zhvillohet nga data 28 shkurt deri më 1 mars, është prezantuar në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri, Massimo Gaiani.

Nga data 20 shkurt deri më 1 mars, në kryeqytet do të vijnë përfaqësues të rreth 100 firmave prodhuese të verës dhe konsorciume europiane, me rreth 500 variete verërash, ku mbizotërojnë prodhuesit italianë, mes të cilëve një delegacion i rëndësishëm i rajonit të Venetos.

“Një nga qëllimet e kësaj iniciative është shpërndarja e eksperiencave italiane në Ballkan. Shqipëria ka rolin e një ure mes Italisë dhe rajonit të Ballkanit”, deklaroi ambasadori Gaiani.

Ky është edicioni i dytë i “Balkan Wine Expo”.

Top Channel