Metamorfoza tragjike e të droguarve

08/12/2012 00:00

Është e ditur botërisht tashmë që përdorimi i lëndëve narkotike, sidomos për një periudhë të gjatë kohore,shkakton dëmtime të pariparueshme për shëndetin fizik dhe mendor.

Autoritetet britanike ndërmorën një fushatë ndërgjegjësimi me foto tronditëse ku tregohen përdorues të rregullt të drogës para dhe pas nisjes së tyre. Imazhet janë pjesë e fushatës më të fundit kundër përdorimit të lëndëve narkotike.

Në to shihet “metamorfoza” tragjike e personave të njohur nga policia e Londrës si përdorues të rregullt të drogës. Një zëdhënës i autoriteteve londineze tha për mediat britanike se me këto imazhe kërkohet të ndërgjegjësohet publiku që t’u qendrojë larg lëndëve narkotike, tregu i së cilave “ofron larmishmëri të madhe për klientët”.

Top Channel