40 vjet nga udhëtimi i parë në Hënë

08/12/2012 00:00

Në përvjetorin e 40-të të misionit të fundit në Hënë, Apollo 17 i
NASA-s, një kompani private amerikane e financuar nga ish-ekzekutivë të
agjensise amerikane të hapësirës thotë se ka në plan të ofrojë deri në
fund të dekadës fluturime komerciale drejt satelitit të vetëm natyror të
Tokës.

Për këtë qëllim, Golden Spike ka ndërmend raketat ekzistuese dhe do të ofrojë fluturime për vende, individë, dhe korporata që kanë ambicje dhe objektiva eksplorimi. Kostoja, sipas drejtuesve te saj do të jetë një fraksion i programeve të ngjashme qeveritare. Dërgimi i dy personave në Hënë për gati dy ditë llogaritet të kushtojë rreth 1,5 miliardë dollarë.

“Vizioni yne eshte te krijojme nje sistem transporti henor, i cili te jete i besueshem dhe i perballueshem financiarisht. ky sistem duhet te garantoje eksplorimin e henes nga njerez te cdo kombi te botes, apo korporata ose qofte edhe individe qe deshirojne permbushjen e objektivave te tyre lidhur me Henen. Keto mund te perfshijne aktivitete shkencore, biznesi, qe kane te bejne me prestigjin kombetar ose thjesht me nje arritje personale”, u shpreh Gerry Griffins, president i Golden Spike.

Golden Spike do të pakësojë koston duke përdorur raketat dhe kapsulat ekzistuese për nisjet. Kompania do të ketë nevojë të prodhojë kostume të reja hapësinore dhe një modul hënor.

Top Channel