“Shiu i bombave” naziste mbi Londër

07/12/2012 00:00

Nga 7 shtatori i 1940 deri në 11 maj të 1941, Gjermania naziste lëshoi mbi Londër një numër të madh bombash, që lanë pas mbi 20 mijë viktima, rreth 1.4 milion të pastrehë dhe dëme të pallogaritëshme materiale.

Cdo bombë e hedhur, cdo pasojë e saj u dokumentua nga fotografë të kohës dhe nga autoritetet britanike dhe të dhënat qendrojnë në Muzeun Mbretëror të Luftës në Londër.

Sot, 72 vite më vonë, kur teknologjia ka mbërritur tek kompjuetri dhe interneti, një grup studiuesish britanikë nga Universiteti i Portsmuthit, duke shfrytëzuar të dhënat e grumbulluara nga arkivat e muzeut, ndërtuan hartën dixhitale që tregon zonat e rënies së bombave gjermane.

Puna për realizimin e projektit të pagëzuar me emrin “Bomb Sight” mori disa vite kohë dhe tashmë është realitet në internet dhe në aplikacionet të ndryshme, ku tregohet me përafërsi të madhe vend-rënia dhe lloji i bombës.

Gjermania naziste lëshoi mbi Londër mijëra bomba për 8 muaj me radhë sa zgjati operacioni “Blitz”(gjermanisht, shqip përkthehet ndriçim), duke ashpërsuar luftimet në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vetëm në orën 18:00 të 7 shtatorit të 1940-ës, mbi Londër janë lëshuar rreth 300 bomba, që ishte edhe sasia më e madhe e lëshuar njëkohësisht.

Top Channel