Rritje dramatike e sterilitetit mashkullor

05/12/2012 17:10

Numri i meshkujve sterilë apo i atyre që përjetojnë vështirësi serioze në krijimin e pasardhësve është në rritje dramatike, tregoi një studim madhor i udhëhequr nga disa shkencëtarë francezë, rezultatet e të cilit u publikuan në media ditën e mërkurë.

Sipas këtij studimi, cilësia dhe numri i spermatozoidëve, i lidhur drejtpërdrejtë me fertilitetin mashkullor dhe probabilitetin e femrës për të mbetur shtatzanë, është reduktuar me 1/3 në vetëm dy dekada.

Ndonëse arsyet për këtë ulje të rendimentit të meshkujve janë të panjohura, besohet se ato lidhen ngushtësisht me përkeqësimin e dietës ushqimore, rritjen e obezitetit e jetës sedentare dhe deri tek mbathjet më të ngushta.

Midis viteve 1989-2005, numri i spermatozoidëve të lëshuar pas raportit të parë seksual ka pësuar një reduktim mesatar prej 32%, në një kampion prej 26 600 meshkujsh.

Studimi konsiderohet domethënës pikërisht për faktin se asnjëherë më parë nuk ka pasur një numër kaq të madh personash të marrë nën studim.

Rezultati, njëkohësisht konfirmon të dhënat e shumë andrologëve të tjerë, që kanë dëshmuar për rrënie të pjellorisë mashkullore në shumë prej vendeve të botës.

Për shkencëtarët, fakti se rezultatet kanë pasur një progresion negativ në 17 vitet e fundit, tregon se përkeqësimi është duke u thelluar.

Top Channel