“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
NASA zbuloi gjurmë molekulash inorganike me bazë uji, klori dhe squfuri në sipërfaqen e Marsit.
Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane analizuan të dhënat e fundit të përftuara nga “Mars Rover Curiosity”, makineria robot që prej muajsh po eksploron sipërfaqen e “planetit të kuq”.
Përvec molekulave inorganike, më herët misioni i NASA-s zbuloi molekula me bazë karboni dhe hidrokarburesh që studiuesit amerikanë mendojnë se kanë origjinë organike.
“Mars Rover Curiosity”, projekti miliarda dollarësh i agjencisë hapësinore amerikane, u ul me sukses në sipërfaqen e Marsit më 6 gusht të këtij viti. Makineria robotike e NASA-s ushqehet nga energjia e siguruar nëpërmjet baterive prej platiniumi, mjaftueshëm për 14 vjet aktivitet.
Ky cilësohet si misioni më i suksesshëm në zbulimin e mistereve të planetit të kuq dhe i pari që dërgon imazhe e të dhëna të sakta prej andej.
Top Channel