Pa tezgjahun dita e saj nuk ka asnje kuptim. Eshte menyra me e mire per t’u shplodhur pas nje dite te ngarkuar dhe mundesia per te krijuar githefare punimesh artistike, duke filluar nga centrot, qilimat e deri tek sixhadet.

Kjo eshte Halime Jovani, nje 54- vjecare nga Tirana, qe me shume deshire vazhdon te ruaje kete tradite te hershme. Prej moshes 20-vjecare ajo ka punuar ne ish-ndermarrjen e artistikes “Migjeni” dhe prej atehere nuk ka hequr dot dore nga artizanati.

Halimja punon çdo dite si dado ne nje familje dhe perpos ngarkeses se puneve te shtepise, aktivitetin e perfundon ne tezgjah. Ketu merr kaqesine finale te dites. Per zonjen nga Tirana, tezgjahu eshte nje lloj sporti.

Nje prej punimeve me te vecanta krijuar nga kjo zonje, jane sixhadet. Nje punim shume i veshtire per t’u realizuar e qe kerkon kohe, por qe Halimja me to  krenohet.

Shume moshatare te kesaj zonje tiranase, e kritikojne per mundin qe shpenzon teksa thur punime te ndryshme. Por, per te edhe shume objekte te tilla mund t’i gjesh lehte ne treg, artizanati eshte kuptimi i jetes se saj.

Top Channel