Pikturat e “gjalla” të artistes gjermane

03/12/2012 13:00

Artistja Gesine Marwedel bën piktura plot jetë në kuptimin e parë të fjalës. Vajza gjermane nuk i realizon veprat e saj në kanavacë si gjithë kolegët e saj, por përdor trupa njerëzish.

Ajo përdor gjymtyrët e subjekteve të saj për të vizatuar peisazhe të mrekullueshme dhe kafshë. Në një nga pikturat, njeriu është shndërruar në një mjellmë, ndërsa të tjera tregojnë pamje shkretëtirash, malesh dhe pamje nga Barcelona e Sidnei.

Pikturat e një iguane dhe një tigri bien gjithashtu në sy nga punimet e artistes nga Dortmundi.

Arti i saj trupor është realizuar duke përdorur bojëra eudermike që janë natyrale dhe të bazuara në ujin mineral dhe baltën termale.

Arti trupor është shumë popullor në fiset tribale. Në format e tij të lashta ai mbijeton në banorët indigjenë të Australisë, Zelandës së Re dhe ishujve të Paqësorit.

 

Top Channel