Futbollisti pastrohet në WC me kartëmonedha

03/12/2012 10:05

“Futbollisti më i ndyrë i Britanisë së Madhe!” Ky është titulli i tabloidit ‘The Sun’ që i drejtohet Liam Ridgewell, lojtarit të West Bromwich Albion, i cili ka bërë një foto në një WC duke pastruar të pasmet me kartëmonedha prej 20 sterlinash në vend të letrës higjienike.

Në dyshemenë e banjës shihen kartëmonedhat e shpërndara që të grumbulluara bashkë bëjnë rreth 1 mijë sterlina.

Sipas ‘The Sun’, futbollisti fiton rreth 20 mijë sterlina në javë. Tabloidi shton se rroga që futbollisti merr në një javë është sa rroga mesatare vjetore në zonën e West Midlands.

Tabloidi thotë se fotoja është bërë në shtëpinë prej 1.8 milionë eurosh të futbollistit dhe se është dërguar në redaksinë e gazetës nga një tifoz.

Top Channel