23-vjeçari kafshon pit-bullin e tij

03/12/2012 11:00

Një 23-vjeçar ka kafshuar pit-bullin e tij pasi ky i fundit kishte tentuar ta sulmonte.

Mark Else, nga Anglia, kishte nxjerrë nga shtëpia qenin duke e hedhur nga kati i dytw për ta rifutur më pas. Ai e ka mbyllur pitbullin në banjë dhe e ka kafshuar në vesh.

Sipas ‘The Daily Telegraph’, Else e ka futur më tej qenin në kafaz, ku ka ngordhur. Qenit i janë gjetur shumë shenja keqtrajtimi dhe gjykata mund të dënojë me 18 javë burg 23-vjeçarin.

Gjithashtu Mark Else nuk mund të mbajë kafshë shtëpiake për 10 vitet e ardhshme.

Mendohet se Else ka vuajtur abuzime kur ka qenë i vogël dhe tashmë është shtruar në një klinikë psikiatrike.

Top Channel