Pirja e duhanit “kalb” trurin

26/11/2012 09:30

Pirja e duhanit “kalb” trurin duke dëmtuar seriozisht kujtesën dhe arsyetimin. Ky është përfundimi i kërkuesve të King’s College London. Studimi i tyre ka përfshirë 8800 persona të moshës mbi 50 vjeç.

Shkencëtarët theksojnë se njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm se stili i tyre i jetesës nuk dëmton vetëm trupin, por edhe trurin.

Ky studim është publikuar në revistën ‘Age and Ageing’. Nga testet e kujtesës të kryera tek vullnetarët, ata që ishin duhanpirës regjistruan rezultatet më të dobëta.

“Pirja e duhanit dhe tensioni i lartë shtojnë shumë rrezikun e sklerozës. Njerëzit duhet të kenë kujdes me zemrën që në moshë të re. Të gjithë e dimë që duhani, tensioni i lartë dhe mbipesha janë të dëmshme për zemrën, ndërsa ky studim tregon se qenkan të dëmshme edhe për trurin”, shprehet një nga shkencëtarët.

“Një ushqim i balancuar, një peshë normale, stërvitje e rregullt, kontrolli i shpeshtë i tensionit e kolesterolit dhe lënia e duhanit mund të ndihmojnë shumë”, shton ai.

Top Channel