2/3 e vizitave në faqe pornografike bëhen nga zyra

20/11/2012 18:30

Shumica e klikimeve në uebsajtet pornografike vijnë nga adresat e zyrave të punës, deklaroi në një samit shkencor një prej terapistëve seksualë më të njohur në botë, profesori gjerman Christoph Ahlers.

Me 60 milionë përdorues në ditë, pornografia është një prej temave më të klikuara në internet.

Por, sipas vlerësimit të Ahlers, shumica e përdoruesve e bëjnë këtë për të luftuar mërzinë e orarit gjatë orarit të gjatë të punës.

“Ndryshe nga sa mund të mendohet, shikimi i videove me përmbajtje pornografike nuk është më një aktivitet që kryhet vetëm në mënyrë intime. Ky është një aktivitet që kryhet nga 60 milionë njerëz në ditë dhe shumica e tyre, e bëjnë këtë nga kompiuterat në zyrat e tyre”, deklaroi Ahlers, duke iu referuar statistikave të realizuara nga studimet e tij dhe sondazhe të tjera në fushën e sjelljeve seksuale.

Top Channel