Mali i apokalipsit, i pavizitueshëm në 21 dhjetor

19/11/2012 19:20

Ndërsa fundi i vitit po afron, bestytnia për fundin e botës, parashikuar nga një kalendar i përfolur i majave antikë në datën 21 dhjetor, po përflitet gjithmonë e më shumë në forume të ndryshme apo dokumentarë.

Pjesë e këtyre thathemeve, ka shndërruar një mal në jugperëndim të Francës në një “mallkim” të vërtetë për autoritetet.

Sipas bestytnive, të shndërruara nga Hollivudi në filmin e suksesshëm “2012”, do të jetë pikërisht maja e Pic de Bugarach, e cila do të presë disa anije të posaçme, të cilat do të dërgojnë drejt sigurisë një grup të zgjedhur personash, që do të mbijetojnë dhe do të rikrijojnë sërisht racën njerëzore pasi planeti të rikthehet në gjendjen fillestare.

Përballë një dyndje të mundshme të fanatikëve të një “rendi të ri” shoqëror në datën 21 dhjetor, në ditën e apokalpsit, autoritetet franceze do të krijojnë një kordon sigurie rreth majës, duke ndaluar afrimin për këdo, nga frika e kaosit ose turbullirave civile.

“Presim një numër të kufizuar njerëzish që besojnë tek fundi i botës, së bashku me një numër edhe me të mëdha kureshtarësh apo gazetarësh, prandaj kemi vendosur që të ta mbyllim këtë vizitë në ditën ekzakte”, deklaroi Eric Freysselinard, një prej drejtuesve më të lartë lokalë në zonë.

Top Channel