Fotot e mrekullueshme të National Geographic

19/11/2012 10:50

National Geographic ka publikuar koleksionin e fotove të përjavshme me bukuritë që gjenden rreth e rrotull globit.

Në një nga fotot shihet një luan të bardhë duke dremitur në një fushë të bleruar të Afrikës së Jugut.

Një tjetër subjekt interesant është një krokodil në Indi, ndërsa natyra e egër personifikohet me një pamje nga afër të një dhelpre që ka kapur një ketër.

Koleksioni përmban edhe një pamje nga lart të malit Grindewald në Zvicër.

Top Channel