“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
U paraqit në gjykatë për të marrë divorcin nga bashkëshorti, pasi kishte rënë më parë dakort me këtë të fundit, por gjykatësi i ofron “martesë”.
Ky është rasti flagrant i regjistruar në Afganistan, ku si shumë sektorë të tjerë, edhe drejtësia është e kapluar nga korrupsioni.
Gruaja kurajoze regjistroi bisedën e saj me gjykatësin për cështjen e divorcit. Ky i fundit i kërkoi 2 mijë dollarë në këmbim të shkurorëzimit. Ajo iu përgjigj se nuk kishte mundësi ku të gjente këtë shumë parash. Menjëherë më pas, gjykatësi i moshuar i propozon që të lidhë martesë me të në këmbim të marrjes së divorcit nga bashkëshorti.
Gruaja ka regjistruar 15 minuta të bisedës dhe audio-regjistrimi po bën xhiron në Afganistan. Gjyqtari i vendosur me shpatulla pas murit, deklaroi se propozimet e tij për martesë karshi gruas së re, ishin thjesht një shaka dhe se dhënien e divorcit për të e kishte vonuar për shkaqe proceduriale.
Top Channel