Shefi i policisë, nudo në stërvitje

12/11/2012 16:20

Drejtuesi i një prej skuadrave elitare të ndërhyrjes së shpejtë në Rumani shkaktoi një skandal të vërtetë mediatik, duke pozuar nudo gjatë një ushtrimi.

Fotoja e publikuar në shtyp shkaktoi një vorbull dhe akuza paaftësie mbi ekuivalenten e “Renea”-s rumune, ndërsa drejtuesit më të lartë të kësaj njësie kërkuan dorëheqjen e komandantit Emanoil Moraru, një prej efektivëve më të kualifikuar, i stërvitur në FBI-në amerikane.

Megjithatë, deri tani, Moraru i ka rezistuar presioneve për të kërkuar ndjesë publike apo për t’u dorëhequr.

”Në skuadrën time ne jemi gladiatorë dhe kjo na bënë të veçantë e paksa të çmendur. Fotografitë u morën pas një seance stërvitore. Unë nuk jam i turpëruar. Ne punojmë shumë, rrezikojmë çdo ditë jetën dhe ndonjëherë, i lejojmë vetes me të drejtë ndonjë teprim”, komentoi komandanti në një të përditshme vendase.

Top Channel