Një nënë që është paralizuar nga qafa e poshtë ka arritur të rindërtojë jetën e saj falë një kompjuteri që punon duke ndjekur lëvizjen e syve të saj.

Sarah Ezekiel, e cila ka një sëmundje që prek neuronet dhe nuk e lejon të lëvizë gjymtyrët, përdor teknologjinë për të dërguar e-mail dhe për të mos u ndarë nga pasioni i saj i madh: piktura.

46-vjeçarja britanike ka pasur aq sukses sa tashmë ka çelur edhe një ekspozitë. Kompjuteri që i bën të mundura pikturat e saj quhet Tobii Eyegaze. Ai punon duke gjurmuar lëvizjen e syve përmes rrezeve infrared, duke i përdorur sytë si një “mouse”.

Kjo teknologji ka ndihmuar mijëra persona që vuajnë nga dëmtimet e shtyllës kurrizore për të bërë një jetë sa më të pavarur.

“Gjithçka ishte e bukur për mua deri në moshën 34-vjeçare. Isha e martuar, kisha një vajzë dhe prisja një tjetër fëmijë. Në vitin 2010 ndjeva një debulesë në krahun e majtë dhe fillova të kisha probleme me dëgjimin. Kur u vizitova më thanë se kisha një çrregullim tek neuronet e lëvizjes. Ndodhi gjithçka shumë shpejt”, shprehet Ezekiel për ‘Daily Mail’.

Top Channel