Tabletët pushtojnë edhe muzikën klasike

10/11/2012 00:00

Muzika klasike mund të mos jetë më “aq klasike”. Të paktën nga nisma e fundit e orkestrës filarmonike të Brukselit e cila ka lënë menjëanë bllokun e notave duke e zëvendësuar atë me tabletët.

Nën drejtimin e dirigjentit francez Michel Tabachnik, 92 pjesëtarit e bandës muzikore performuan “Boleron” e Maurice Ravel dhe opera të tjera të Richard Wagner dhe orientimi i notave muzikore shfaqej në tabletin e Samsung Galaxy Note 10.1.

Risia u shoqërua me pak pasiguri nga ana e instrumentistëve në fillim. Ata duhet të harrojnë shfletimin tradicional e të përshtaten me lëvizjen e gishtit mbi ekranin e tabletit për të kaluar në faqen pasardhëse.

Drejtuesit e Orkestrës Filarmonike të Brukselit u shprehën të kënaqur me rezultatin e arritur dhe u shprehën të bindur se brenda pak viteve, koha e fletëve me nota muzikore do të kalojë dhe këto të fundit do të zëvendësohen nga notat e krijuara në mënyrë dixhitale, ashtu si rasti në fjalë.

Top Channel