Orangotani u mbijeton 104 të shtënave

09/11/2012 00:00

Një orangutan i mbijetoi mrekullisht 104 goditjeve me armë zjarri dhe me pushkë me ajër. Primati 15-vjeçar, u gjet nga aktivistë të mbrojtjes së kafshëve në zhdukje dhe iu nënshtrua disa operacioneve për heqjen e predhave të fishekëve.

E pagëzuar me emrin, Aan orangotani u gjet në brendi të një plantacioni të vajit të palmës në Borneo, e plagosur rëndë nga aktivistët e fondacionit anglez, Orangutan që si mision ka mbrojtjen e këtyre kafshëve nga zhdukja.

Aan iu nënshtrua disa operacioneve të njëpasnjëshme duke i hequr nga trupi të paktën 37 predha plumbash, të marra kryesisht në kokë.

Aktivistët thonë se majmuni, edhe pse tashmë do t’i duhet të bëjë pa syrin e majtë, ndodhet në gjendej të mirë dhe ka nisur të ushqehet.

Orangutanët janë kafshë në zhdukje dhe përqendrimi i tyre aktualisht është kryesisht në Indonezi, rreth 80 përqind dhe në Malajzi pjesa tjetër. Mendohet se në pyjet e këtyre dy vendeve jetojnë diku tek 50-60 mijë syrësh dhe se numri sa vjen e zvogëlohet si pasojë e gjuetisë dhe vrasjes nga banorët vendas që mbrojnë plantacionet e vajit të palmës.

Top Channel