I bën foto anakondës të gjatë 8 metra

09/11/2012 21:00

Këto foto tregojnë një nga anakondat e frikshme që ndodhen në Mato Grosso të Brazilit. Pamjet janë kapur nga një zhytës trim zviceran me emrin Franco Banfi.

53-vjeçari i është bashkuar në habitatin natyral “përbindëshit” 8 metra të gjatë i “armatosur” vetëm me një aparat fotografik.


Fakti që gjarpri fatmirësisht nuk tregoi interes për fotografin shpjegohet sepse sapo kishte ngrënë.

Banfi shprehet: “Nuk e kishte mendjen tek ne sepse sapo mbaroi drekën. Gjithçka mund të ndodhë, por nuk mendoj se do të më hante edhe pse i shkova shumë afër.”

Fotografi-zhytës pranon se ka frikë kur merr përsipër aventura të tilla: “Kam frikë sepse të gjithë thonë se janë kafshë të rrezikshme, por nuk ndodh asgjë nëse e respekton gjarprin.”

Top Channel