E mitura pozon përkrah luaneshës

08/11/2012 17:20

Nuk është diçka e zakonshme që të pozosh me një luaneshë vetëm centimetra larg teje, por është pikërisht kjo ajo që bëri një vajzë, në një kopësht zoologjik francez.

E mitura, u shfaq ditën e enjte në disa media vendase dhe në një video të publikuar në “youtube” duke pozuar përpara rrethimit të luanëve, të ndarë me qelq nga pjesa tjetër e parkut.

Megjithatë, pa dijeninë e saj, ndërsa vajza pozonte përpara prindërve, luanesha u afrua, duke u puthitur me xhamin ndarës ku vajza ishte mbështetur.

Në atë moment, një i rritur i thotë asaj që të kthehet dhe përballë luaneshës në një afërsi të tillë, vajza në fillim shtanget, për t’u larguar më pas me vrap nga vendngjarja e trembur.

Top Channel