Ndërsa interneti është bërë një pjesë gjithmonë e më thelbësore e jetës sonë,  numri i personave që sigurojnë jetesën nëpërmjet krimeve kibernetike është rritur në mënyrë eksponenciale.

Vjedhja e fjalëkalimeve, llogarive bankare, informacioneve apo të dhënave të tjera për qëllim përfitimi është shndërruar në një prej problemeve më të mëdha të jetës moderne.

Në një intervistë eksluzive, një hacker rrëfeu për emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel” procesin e tij të punës, nën kushtin e të mbeturit anonim.

Top Channel