Artisti belg hedh macet në ajër, spektatorët e sulmojnë

05/11/2012 00:00

Ironia dhe provokimi janë dy elemente të pazëvendësueshme të artit bashkëkohor, por ndonjëherë këto i kalojnë caqet e mundshme dhe pasojnë me protesta e denoncime.

E njëjta gjë i ndodhi në shfaqejn e fundit koreaografit dhe regjisorit belg, Jan Fabre. Pak ditë më parë ai vendosi në skenë një spektakël në një moment të të cilit një grup të rinjsh nisin të hedhin në ajër mace.

Fatkeqësisht disa prej felinëve bien keqazi në tokë duke marrë lëndime të rënda. Video po bën qarkullimin në internet, ndërsa vetë autori dhe ai që konceptoi shfaqjen është vënë në qendër të akuzave nga grupe dhe organizata të mbrojtjes së kafshëve.

Aq zemërim ka ngjallur tek publiku shfaqja në fjalë sa disa herë në rrugët e Belgjikës, regjisori Jan Fabre u ka shpëtuar sulmeve fizike mrekullisht. Akuzat ndaj tij vazhdojnë. Organizatat dhe aktivistët e mbrojtjes së kafshëve deklarojnë se do të ngrënë një padi ndaj tij, ndërsa vetë artisti mbrohet duke thënë se nuk ka dëmtuar asnjë prej maceve të përdorura në shfaqjen e tij.

Top Channel