Përplasja Obama-Romney edhe videolojë

03/11/2012 18:35

Barack Obama dhe Mitt Romney zihen me grushta e shkelma, përdorin armë sekrete si “Bill Clinton”, një mburojë në formë dollari ose lapidarin e Osama bin Laden.

Është kapitulli i fundit i “Political Kombat 12”, që ka treguar zgjedhjet presidenciale në formën e një videoloje dyluftimi, të ngjashëm me lojrat elitë si “Street Fighter” apo “Mortal Kombat”.

Në episodin e fundit, të publikuar në faqen e revistës “Slate”, dy sfidantët përdorin armët e fundit: Romney shtyp “butonin e papunësisë” kundër Obamës, i cili përgjigjet me “reformën shëndetësore”.

Top Channel