Një ish-neonazist, i cili iu bashkua talebanëve dhe sulmoi një bazë amerikane në kufirin afgano-pakistanez, deklaroi përpara një gjykate gjermane pendesën e tij të thellë.

Shtetasi gjerman, i njohur si Thomas U., shprehu se kishte bërë një “gabim të madh”, kur u regjistrua për ushtrinë e muhaxhedinëve gjermanë dhe udhëtoi në Pakistan për t’u shndërruar në një terrorist.

Midis arsyeve që e bënë të pendohej për zgjedhjen e tij, gjermani përfshiu edhe përdorimin e gjerë të drogës nga bashkëluftëtarët e tij, mungesën e higjenës, marrjen e hepatitit dhe shokun që pësoi kur një miku i tij xhihadist u vra në mënyrë brutale nga një helikopter i forcave pakistaneze.

27-vjeçar Thomas U., ndonëse në rininë e tij ishte një neonazist, u radikalizua në Gjermani, përpara se të udhëtonte për në Pakistan në vitin 2009.

Megjithatë, ai dhe bashkëshortja e tij u arratisën nga vendi në 2010-n, pas një viti jetese si terrorist, por u arrestuan menjëherë sapo shkelën në Turqi, në rrugën e tyre të kthimit.

Thomas U. gjykohet në Gjermani për akuza terrorizmi, ndërsa historia e tij ka bërë bujë në mediat vendase.

Top Channel