Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një gazetare televizive në Kirgistan ngriti akuza kriminale ndaj kolegëve të saj të një gazete, të cilët e rrëmbyen dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, si pjesë e një shakaje të organizuar nga dy reporterë.
Nazira Aytbekova, e cila prezanton një program argëtues në televizionin shtetëror, u rrëmbye në kryeqytetin Bishkek duke i vendosur një pistoletë në kokë dhe më pas u shoqërua nga persona me maska në një pikë të shkarkimit të plehrave.
Gjatë rrugës asaj iu lidhën sytë me një fasho të zezë, ndërsa në arritjen në vendin e braktisur u detyrua që të zhvishej vetën me mbathje dhe të qëndronte ashtu përpara dy grabitësve, të cilët e kërcënonin duke i thënë se do ta vrisnin.
Imazhet e bëra ndërkohë nga gazetarët e së përditshmes nuk u publikuan prej gazetës, e cila i largoi nga puna të dy reporterët.
Megjithatë. Aytbekova deklaroi se nuk ka ndërmend të kalojë kaq lehtë këtë incident që e ka bërë të ndihet e poshtëruar dhe e turpëruar, prandaj vendosi që të ngrejë akuza kriminale kundër kolegëve.
Top Channel