Putin nën ritmin e Gangnam Style

02/11/2012 00:00

Pas sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon, edhe Vladimir Putin e Dmitry
Medvedev, përpara Kremlinit kanë vallëzuar Gangnam Style, hitin e
reperit koreano-jugor që po bën xhiron e botës.

Në variantin rus kënga titullohet “Oppa Putin Style”, një video e animuar që platforma e internetit e opozitës ruse Demokratia 2 ka lançuar me “dy heronjtë e demokracisë”.

Bashkë me Putin në video shfaqet edhe kundërshtari i tij, blogeri anti-korrupsion Alexei Navalni, që mbrapa presidentit dhe kryeministrit rus arratiset i ndjekur nga tre agjentë.

Në sfond janë edhe personazhe tipike të epokës putiniane si një astronaut, një ushtarak, një polic, një pasanik, një funksionar me “makinë blu” dhe nacionalisti Vladimir Zhirinovsky.

Figura të tjera janë edhe pionieri sovietik Mikhail Prohorov dhe këngëtarja Madonna, që është rreshtuar përkrah grupit muzikor anti-Putin, Pussy Riot.

Top Channel