Berisha fton Ramën për ligjet

02/11/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha ftoi të gjitha forcat politike, kryesisht
Partinë Socialiste të punojnë së bashku për hir të interesave kombëtare,
duke lënë mënjanë dallimet partiake.

Kryeministri tha se ishte i frymezuar nga mesazhi i jashtezakonshem i Sekretares Amerikane te Shtetit Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në Tiranë.

“Une e ftoj zotin Rama, ne frymen e ketij mesazhi le te punojme bashke per gjerat qe na bashkojne. Dhe integrimi na bashkon. Sigurisht kemi dallime, por qershori eshte muaji ku votohen dallimet, me te perbashketat fitojne te gjithe. Nuk fiton kapital me te madh Qeveria, as opozita. Kemi dallime? Ndaj shkojme ne zgjedhje. U paraqesim dallimet qytetarteve dhe ata vendosim per ke do te votojne”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha tha se ajo qe duhet bere tani eshte votimi ne Parlament se bashku i tre ligjeve, per te cuar perpara procesin e integrimit, por per te cilat opozita ka deklaruar se nuk do t’i votoje derisa te zgjidhet çeshtja e Qarkut te Fierit. 

“Fakti  qe nuk i voton ligjt qe kerkohen me qellimin me te mirë nga Komisioni Europian eshte i mjaftueshem per te vene ne dyshim seriozitetin e shqiptareve ne procesin e integrimit. Se cfare po kërkojnë? Votoni tre ligje, ligje demokratike qe konsolidojne me tej pushetin gjyqesor, sherbimin civil, rregullat ne parlament. T’i përgjigjemi thirrjes se Komisonit Europian si deshmi e vullnetit te hekurt per te mos bllokuar procesin qe mbeshtet masivisht nga shqiptaret”, tha Berisha

Kryeministri Berisha preku edhe çeshtjen e zgjedhjeve te ardhshme, per te cilat tha se e kishte garatuar sekretaren Clinton ne angazhimin e qeverise per zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta demokratike.

“E garantova se Qeveria ka vullnet te hekurt te punoje ne kete drejtim, por shpreha besim se edhe opozita eshte  thellesisht e interesuar per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Dhe natyrisht kërkova që të kemi sa më shumë vëzhgues nga SHBA në zgjedhjet e ardhshme”, tha Berisha.

Top Channel