Uragani “Sandy”, çdo e keqe e ka një të mirë

01/11/2012 11:00

Uragani Sandy, që la shkatërrime masive në të gjithë Nju Xhersin (SHBA), mbase e ka një të mirë: përmbytjet e tij kanë zhdukur minjtë që janë një problem në këtë shtet amerikan.

Ekspertët mendojnë se ujërat kanë përmbytur tunelet dhe kanë qenë aq të furishëm sa edhe minjtë që janë notarë të mirë nuk kanë mbijetuar dot. Sam Miller, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Higjienës, ka thënë për ‘Forbes’ se qyteti nuk ka pasur një pushtim rrugësh nga brejtësit që do të tentonin arratisjen nga kanalet.

Zakonisht përmbytje të tilla bëjnë që minjtë të dalin në rrugë, por uragani ka qenë aq i fortë sa i ka ngordhur shumicën duke ulur popullatën e tyre.

“Minjtë janë marrë përpara nga vala dhe nuk janë aq të fortë sa për të notuar në sipërfaqe”, shprehet eksperti Robert Corrigan për ‘LiveScience’.

Sipas ‘NBC’, rreth 28 milionë minj jetojnë në nëntokën e Nju Jorkut.

Top Channel