Zbulohet qyteti më i vjetër në Europë

31/10/2012 16:30

Arkeologët në Bullgari zbuluan qytetin më të vjetër parahistorik të gjetur deri më sot në Europë.

Një qytezë i fortifikuar me mure guri, i ndodhur pranë qytetit modern të Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtëpi e rreth 350 personave, të cilët jetuan rreth 4 700 vjet përpara Lindjes së Krishtit ose rreth 6 500-7 000 vjet më parë.

Qyteza ishte e specializuar në prodhimin e kripës dhe kjo shpjegon edhe një sasi të madhe ari të gjetur nëntokë disa kohë më parë në këtë zonë.

Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan.

Arkeologët kanë arritur të besojnë se banorët parahistorikë përdornin një minierë kripe brenda qytetit për ta tregëtuar dhe për të konservuar ushqimet e tyre.

Në kohën që ata jetuan, kripa ishte një material me shumë vlerë, i krahasueshëm me arin e kohëve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve të larta mbrojtëse të gjetura.

Gërmimet e para nisën në vitin 2005 dhe deri më sot janë gjetur disa shtëpi dy-katëshe, një varrezë, një seri objektesh shtëpiake, copëza të mureve, të strukturave të tjera mbrojtëse dhe një tempull i rrënuar.

Megjithatë, eksperitazat e detuajuara dhe krahasimi i të dhënave historike ofruan një datë të saktë për periudhën e ekzistencës së qytezes së groposur nëntokë vetëm gjatë kësaj jave.

Top Channel