Sandy s’kursen as të vdekurit

31/10/2012 00:00

Tërbimit të Sandy-t përpos të gjallëve nuk i shpëtuan as të vdekurit. Në morinë e imazheve shkatërruese që la pas stuhia që preku brigjet veri-lindore të Shteteve të Bashkuara, ndodhet edhe një foto që tregon arkëmortet e nxjerra në sipërfaqe.

Bëhet fjalë për fotografi të shkrepura në varrezën e Crisfield në Merilend e cila qendroi për orë të tëra nën pushtetin e ujit të derdhur nga Sandy. Me qetësimin e situatës ajo që mbeti pas ishte tmerruese. Dy arkëmorte, si pasojë e presionit të ujit kishin dalë në sipërfaqe.

Sandy konsiderohet si stuhia më shkatërrimtare për dekada me radhë që preku zonën më të populluar të Shteteve të Bashkuara. Ajo la pas mbi 40 viktima, 8 milion pa energji elektrike dhe qindra-mijëra të tjerë të zhvendosur që pyesin “kur” dhe “nëse” jeta e tyre do t’i rikthehet normalitetit.

Top Channel