Ozzy është një qen që pëlqen të luajë, por mbi të gjitha të bëjë akrobatin. Në një video të publikuar në Youtube (shih më poshtë) tregohet se sa i zoti është ai në mbajtjen e ekuilibrit në litar.

Ozzy, i udhëzuar nga padroni, mundohet të qendrojë, fillimisht me të katër gjymtyrët mbi litar, e më pas me dy. Në fakt ia arrin qëllimit dhe si triumfator, vijon të luajë nëpër gjethet e rëna të pemëve.

Video është xhiruar në një ambient natyror dhe është hedhur në internet në muajin shkurt.

Top Channel