SHBA, ezaurohet stoku online i iPad mini

30/10/2012 00:00

Është shitur plotësisht stoku me platformën iPad Mini për porositë e
bëra online në Shtetet e Bashkuara, ku dhe ishte parashikuar një interes
më i madh i konsumatorëve sesa në vendet e tjera.

Modeli i bardhë WiFi ka mbaruar në 17 minutat e para nga hapja e shitjeve, të premten e kaluar.

Ndërsa tableta me kornizën e zezë zgjati deri të dielën me variantin me 16 GB, ndërsa të hënën mbaruan edhe ato me 32 GB dhe 64 GB.

Për rrjedhojë, koha e dorëzimit të porosisë së bërë përmes internetit do të zgjasë dy javë për platformën e bardhë WiFi. Ndërsa “celularët” do të mund të mbërrijnë tek porositësi nga gjysma e nëntorit.

Ndërkohë, rivali i iPad-it, platforma për librin elektronik Kindle Fire HD, me një çmim prej 199 dollarë, ka pasur të mërkurën si ditën më të mirë të shitjeve, me një trefishim të xhiros së fitimit krahasuar me një javë më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Amazon një ditë pas prezantimit të iPad Mini, pa dhënë shumë detaje mbi shitjet, por duke shtuar se Kindle Fire HD është produkti më i shitur në Amazon.

Në dyqanin online është shfaqur edhe një grafik që krahason Fire HD me iPad-in, që ka 30 për qind Pixel më pak.

Top Channel