Microsoft lançon sistemin e operimit Windows Phone 8

30/10/2012 03:14

Ata mburreshin se motorri kërkues i internetit, Internet Explorer 10, ishte më i shpejti në çdo lloj aparati celular, gjithashtu sugjeronin se ai ofronte integrimin maksimal me aplikacionin “video chat” të Skype.

Microsoft zotëronte pjesën prej 3,1% të tregut të sistemeve celulare gjatë tremujorit prill-qershor, sipas IDC. Shifra e ulët kishte shkurajuar disa zhvillues të krijonin aplikacione për të.

HTC, Nokia dhe Samsung kanë shpalosur pajisjet e evoluuara WP8 gjatë muajve të fundit, por nuk kanë mundur t’i hedhin në treg, pasi kanë pritur Microsoft-in të nënshkruante programin e saj. Aparatet do të dalin tashmë në shitje në Europë gjatë fundjavës, ndërsa në të gjithë botën gjatë nëntorit.

“Nuk mund të nënvlerësohet se sa e rëndësishme është për Microsoft, të ketë një platformë të suksesshme për telefoninë celulare”, tha për BBC-në Ben Wood, drejtor i kërkimit të “CSS Insight”. “Ky është sektori me rritjen më të shpejtë dhe më prodhimtari – 800 milionë smartphone do të shiten gjatë këtij viti, ndërsa brenda 3 viteve ai numër do të shkojë deri në 1 miliardë çdo vit. Nokia ka vënë një bast mbi këtë aspekt, në një kohë kur tregjet dominohen nga sistemet e Apple dhe Google – ndaj dhe Microsoft është parë si i vonuar disi në këtë festë.

Top Channel