“Lacoste”, firma e veshjeve në rrezik

30/10/2012 00:00

Marka e krokodilit “Lacoste”, një simbol i traditës franceze të veshjeve
sportive, është gjithmonë më e mundshme që të kalojë në duar zvicerane.

Ajo që po shtyn markën e krijuar në vitin 1933 nga tenisti legjendar Rene Lacoste drejt pronarëve zviceranë është beteja e pamëshirshme mes trashëgimtarëve të familjes franceze.

Nga kjo betejë mund të përfitojë grupi “Maus Feres”, aktiv në shpërndarjen e veshjeve, si ato të markave “Gant” e “Manor”, dhe që gëzon 35 për qind të aksioneve të “Lacoste”.

Top Channel