Gjysma e beqarëve rikthehen tek ishët për seks

30/10/2012 16:30

Pothuajse gjysma e vajzave beqare rikthehen për marrëdhënie seksuale tek një ish-i dashur, ndërsa janë në kërkim të një të dashuri të ri.

Ky ishte rezultati i një ankete midis 1 mijë të rinjsh, i ndërmarrë nga një faqe e njohjeve online, “SeekingArrangement.com”.

Të pyetur për raportet e tyre seksuale, 47% e meshkujve dhe 43% e femrave pranuan se kanë pasur kontakte me ish-të dashurit e tyre edhe pas ndarjes.

Dy arsyet kryesore për këtë ishin mungesa e marrëdhënieve intime dhe shpresa për rikthimin përkrah ishit.

Njëkohësisht, faqja e takimeve realizoi edhe një sondazh për arsyet kryesore që bëjnë të rikthehet interesi për një njeri të së shkuarës.

Pesë arsyet kryesore ishin pikërisht mungesa e kontakteve intime, dëshira për t’u rikthyer përkrah ishit, teprimi pas një dehjeje, rifillimi i flirtimeve në “Facebook” apo email dhe një takim spontan, që rikthen kuriozitetin.

Top Channel