5650 km në këmbë përmes Sirisë

30/10/2012 00:00

Senad Haxhiç, një musliman boshnjak, udhëtoi 5650 kilometra në këmbë për të mbërritur në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e Mekës.

E veçanta e udhëtimit të tij ishte se zgjodhi të kalojë përmes Sirisë, përmes zonave të konfliktit dhe me rrezikun që mund të vritej. Zoti më mbrojti, thotë Senad, duke rrëfyer më pas kalvarin e udhëtimit të tij.

“Ndenja me orë të tëra në kufirin sirian për të siguruar një vizë. Më vonë kalova dhjetra postoblloqe, disa të ushtrisë, të tjerë të rebelëve. Ushtarët, por edhe rebelët puthën Kuranin që unë mbaja me vete, ndërkohë që në çantë kisha edhe Biblën”, thotë Senad.

47-vjeçari boshnjak u nis vitin e kaluar nga një qytezë e Sarajevës dhe sfida e parë e tij ishte përballja me -35 gradë celcius dhjetorin e shkuar në Bullgari.

Pelegrinazhi i Mekës është një ndër pesë shtyllat e islamit. Çdo musliman që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë këtë udhëtim.

Top Channel