Të dy pilotët në gjumë gjatë fluturimit

29/10/2012 16:45

Dy pilotët e një avioni ranë në gjumë njëkohësisht ndërsa drejtonin një avion në ajër, zbuloi një raportim alarmues periodik i Autoritet të Aviacionit Civil në Britaninë e madhe.

Kapiteni u zgjua vetëm pasi dëgjoi kullën e kontrollit në radio, e cila e kontaktoi disa herë e alarmuar, pasi avioni u pa se kishte dalë jashtë kursit të fluturimit.

Ky ishte denoncimi më i rëndë i publikuar në të përditshmen “The Sun”, ku shkruhej për nevojën urgjente të përmirësimit të sigurisë në fluturime, pasi si kombinim i lodhjes dhe shumë faktorëve të tjerë, udhëtimet po bëhen gjithmonë e më të pasigurta.

Të dhënat e “The Sun” nuk specifikuan emrat e pilotëve dhe kompanitë ku ata punojnë, pasi raporti është ende në përpunim, por e përditshmja siguroi se historitë e denoncuara janë autentike.

Një një tjetër rast të pabesueshëm, kapiteni i avionit doli nga kabina për të përdorur tualetin, por nuk mund të rikthehej në kabinë pasi ndihmësin e tij e kishte zënë gjumi dhe kishte mbyllur derën.

Situata u zgjodh pasi kapiteni formoi kodin, duke e gjetur ndihmësin brenda kabines në gjumë, në një pozicion të rrezikshëm, pranë shtypjes së timonit me peshën e trupit.

Një tjetër pilot e zuri gjumi në kabinën e avionit të tij, ndërsa priste radhën për t’u nisur nga një aeroport.

Me avionët e rinj gjithmonë më të sofistikuar, siç pretendoi raporti, mundësia e një aksidenti është zhvendosur gjithmonë e më shumë drejt një gabimi njerëzor, duke zëvendësuar pothuajse plotësisht avaritë apo problemet metereologjike.

Përballë raporteve gjithmonë e më shqetësuese për rrezikimin e aksidenteve si rrjedhojë e lodhjes së pilotëve, Bashkimi Europian miratoi disa javë më parë një rregullorë të re për aviacionin, që specifikon se një pilot mund të vendoset në drejtimin e një avioni vetëm brenda harkut kohor të 22 orëve nga ora e zgjimit, nga të cilat maksimumi mund të jenë 11 orë fluturim.

Megjithatë, disa kritikë të kësaj rregulloreje theksuan se 22 orë zgjuar, mund të rezultojnë në një lodhje të tillë, sidomos gjatë fluturimit natën, sa që të krijojnë efekte të ngjashme me dehjen e moderuar.

Top Channel