E moshuara më e shkurtër në botë

26/10/2012 19:30

Një grua indiane pretendon se është e moshuara më e shkurtër në botë. Zeenat Bi në dokumenta është 101 vjeç, por vetë ajo thekson se është plot 113 vjeç.

Sipas librit të rekordeve Guiness, i moshuari më i vjetër në botë është 74-vjeçari Lowell Deforest Mason. Zonja Bi është vetëm 90 centimetra e gjatë dhe ka shprehur dëshirën që në kohën që i ka mbetur për të jetuar, të vizitojë të paktën një herë Mekën.

Zeenat Bi nuk është martuar kurrë në jetën e saj dhe jeton me pensionin e shtetit: 4 dollarë në muaj.

Gjithsesi, e moshuara thekson se e vetmja gjë pa të cilën nuk mund të jetojë është paan-i, një lloj duhani indian: “Mund të jetoj pa ushqim, por jo pa paan.”

Top Channel