25 fjalëkalimet më të këqija të 2012-s

26/10/2012 00:45

“SplashData”, e cila merret me aplikacionet për menaxhimin e fjalëkalimeve, ka bërë publike listën vjetore të “fjalëkalimeve më të këqija”, të hartuar nga fjalëkalimet më të zakonshme të postuara nga hackers-at.

Treshja e parë në listë, “password”, “123456” dhe “12345678”, nuk ka ndryshuar që prej vitit të kaluar. Disa të reja janë “jesus”, “ninja”, “mustang”, “password1” dhe “welcome”. Fjalëkalimet e tjera thjesht sa kanë këmbyer vendet mes tyre në këtë listë. Por, fjalëkalimi më surprizues nga të rinjtë është pikërisht “welcome”.

“Kjo tregon se njerëzit nuk kanë ndryshuar ende fjalëkalimet standarde”, tha shefi ekzekutiv Morgan Slain për “Time Tech”. “Nuk duhet shumë kohë për të krijuar një fjalëkalim të ri”.

Në përgjithësi, njerëzit duhet të kenë fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Për ta bërë më të thjeshtë mbajtjen mend të të gjithave prej tyre, Slain sugjeron që njerëzit të mendojnë për fjalëkalime “me grupe fjalësh”.

Për shembull, mund të përdoret një frazë si “qentë hanë kocka” dhe mes këtyre fjalëve të futen nënvizime, viza ndarëse, shenja pikësimi etj., në mënyrë që ngjajë si “qentë_hanë_kocka!”.

Ja dhe lista e plotë e fjalëkalimeve më të këqija:

1. password
2. 123456
3. 12345678
4. abc123
5. qwerty
6. monkey
7. letmein
8. dragon
9. 111111
10. baseball
11. iloveyou
12. trustno1
13. 1234567
14. sunshine
15. master
16. 123123
17. welcome
18. shadow
19. ashley
20. football
21. jesus
22. michael
23. ninja
24. mustang
25. password1

Top Channel