Celulari kontrollon klimën e shtëpisë

25/10/2012 13:55

Të kontrollosh klimën e shtëpisë me celular! Ideja është e kompanisë “Daikin”, që ka lançuar “online controller”.

Bëhet fjalë për një dispozitiv elektronik që arrin të kontrollojë dhe menaxhojë kondicionerin në distancë, falë një celulari të tipit smartphone, një tablete apo një kompjuteri.

Edhe me iPhone ose iPad mjafton të shkarkosh falas aplikimin “ad hoc”.

Me “online controller” edhe kur je jashtë shtëpisë ke mundësinë të ndezësh, të fikësh apo të përcaktosh funksionimin e kondicionerit, gjithmonë përmes internetit.

Top Channel