Ka vdekur në moshën 95-vjecare Vilhelm Brasse, polak me origjinë gjermane, një nga të mbijetuarit e fundit të Aushvitzit, njeriu të cilit nazistët i besuan detyrën tallëse për të fotografuar të sapoardhurit në kamp.

Të gjithë papërjashtim, të dënuar me vdekje.

Në pothuasje 5 vite të jetuara në kampin e përqëndrimit në Aushvitz, Brasse, me numër matrikulle 3444, ka shkrepur mbi 50 mijë poza.

Nga tre portrete secilit prej të deportuarve që kaluan portën me mbishkrimin “Arbeit macht frei” (Puna ju bën të lirë).

Top Channel