Sulmohet nga peshkaqeni, ndërron jetë sërfisti

24/10/2012 01:12

Ky është incidenti i dytë fatal brenda 2 viteve në “Surf Beach” të shtetit Santa Barbara, Kaliforni.

Departamenti lokal i policisë bëri të ditur se dëshmitar i sulmit ka qenë një shok i viktimës, i cili notoi drejt tij për ta ndihmuar, duke e nxjerrë jashtë ujit.

Shoku i tij i dha ndihmën e parë, ndërkohë që një tjetër sërfist kërkoi ndihmë, por viktima u deklarua i vdekur nga ndihma e shpejtë, që erdhi në vendngjarje. Zyrtarë të policisë thanë se peshkaqeni i përfshirë në këtë sulm dhe detaje të tjera nga ky incident janë ende nën hetim.

“Surf Beach” gjendet pranë bazës Vandenberg të forcave ajrore, por që është e hapur edhe për publikun. Zyrtarë në Vandenberg këshilluan njerëzit të qëndronin jashtë këtij plazhi, pas sulmit të mëngjesit të së martës (me orën lokale).

Më 22 tetor 2010, sërfisti Lucas Ransom u sulmua nga një peshkaqen i madh i bardhë, në të njëjtin plazh, teksa ndërroi jetë për shkak të humbjes së gjakut.

Një shok i studentit 19-vjeçar të kolegjit “Santa Barbara”, dëshmitar i ngjarjes fatale, tha se peshkaqeni ishte rreth 6 metra i gjatë.

Top Channel