Paranormal Activity 4 në vend të Madagascar 3

24/10/2012 15:20

Fëmijët të grupmoshës nga 5 deri në 10 vjeç dolën të tmerruar nga një kinema në Notingem të Britanisë së Madhe, pas gafës së stafit të kinemasë që në vend të Madagaskar 3, në projector shfaqi filmin horror, Paranormal Activity.

Në sallë ndodheshin rreth 25 fëmijë. Familjet e tyre rrëfyen për mediat britanike se si fëmijët e tyre dolën të tmerruar e me lot në sy nga salla e kinemasë. Një prind rrëfen se nisja e filmit ishte mjaftueshëm i frikshëm sa të tmerronte edhe një të rritur, jo më një vogëlush.

Drejtuesit e kinemasë thanë se gjithcka ishte pasojë e një problemi teknik. Ata kërkuan ndjesë për gafën e rëndë dhe premtuan shfaqjen e filmit të animuar Madagaskar 3 me bileta falas për të gjithë fëmijët.

Paranormal Acitivity 4 është seria e fundit e filmit horror që ka shënuar përfitime rekord gjatë projektimit të fundjavës në Shtetet e Bashkuara. Filmi konsiderohet si ndër më të arrirët në këtë kategori.

Top Channel