Astronomët e Observatorit Australiano-Europian, ESO publikuan imazhin më të madh të Rrugës së Qumështit, më i madhi i realizuar ndonjëherë ku njëkohësisht janë kapur 84 milion yje.

Koleksioni gjigant përmban një numër 10-fish më të madh se sa gjithë imazhet e kapura në të kaluarën. Shkrepja u bë me një aparat 9 gigapixel (9 miliard pixel) dhe sipas astronomëve përfaqëson një hap përpara në të kuptuarit e galaksisë ku bëjmë pjesë.

Për ta bërë më të kuptueshme madhësinë e imazhit të shkrepur, mjafton të përmendim se nëse do të shtypej me madhësinë tipike të një libri, do të ishte e gjatë 9 metra dhe e lartë 7 metra.

“Nga vëzhgimi në hollësi i qendrës së Rrugës së Qumështit, aty ku janë përqendruar më së shumti yjet, mund të kuptojmë më mirë evolucionin, jo vetëm të galaksisë sonë, por të të gjitha galaksive spirale në përgjithësi”, thotë Roberto Saito, autor i studimit.

Pjesa më e madhe e galaksive spirale përbëhen nga yje “të moshuar” që rrethojnë “bërthamën” e saj dhe nga ky parim nuk bën përjashtim as galaksia jonë.

Top Channel