Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Gjithcka gati në California Theatre të San Hozesë në SHBA, ku Apple pritet të prezantojë produktin e saj më të ri, iPad Mini ose shkurt Air, një projekt i prezantuar që në vitin 2010 nga i ndjeri Steve Jobs.
Megjithëse pritshmëritë dhe kureshtja janë të mëdha, Apple nuk ka zbardhur asnjë detaj të mëtejshëm, përvec datës. Por në internet qarkullojnë disa hipoteza. Sipas tyre, iPad Mini i “Mollës” do të ketë një ekran 7.85 polsh, ose sa dy të tretat e ekranit të iPad-it tradicional dhe diçka më shumë se sa Kindle Fire të Amazon dhe Nexus7 të Google, dy tabletët konkurues 7 polsh që janë pritur mirë nga tregu.
Kjo bëri që Apple të përveshë mëngët e të hidhet sa më parë në këtë terren. Problemi qendron tek hardware, që sipas zërave do të jetë më modest në krahasim me iPad-in tradicional, ndërsa sa për formatin ai do të jetë 1024 x 768, pra 4:3. Nëpër forume të ndryshme përflitet se do të mungojë edhe ekrani retina për të kursyer baterinë.
Dalja në treg, 2 nëntor, çmimi: përflitet se do të kushtojë diku tek 299 euro, ndërsa ekspertët e tregut parashikojnë shitjen e 10 milion syrësh nga Apple deri në fund të këtij viti.
Top Channel