“La Quebrada Cliff Divers” janë një grup djemsh të “çmendur” të cilët hidhen njëri pas tjetrit nga lartësi të mëdha dhe përdorin një shkëmb në Akapulko të Meksikës për tu hedhur PESË herë në ditë nga 30 metra lartësi.

Të veshur vetëm me rroba banjo ata janë një atraksion i madh turistik që ka nisur që nga viti i largët 1934.

Turistët nga mbarë bota që prenotojnë në hotelin pranë këtij shkëmbi kanë të përfshirë në çmim edhe këtë spektakël të mrekullueshëm dhe të rrezikshëm njëkohësisht.

Fotot janë bërë nga fotografi amerikan Eric Mohl gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Mirador”.

Top Channel